Jeta Osh Qef
Home

Dëshmitari X: Punonim me kokainë në Itali, unë isha skafist dhe Agroni më la në baltë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e atij që ka cilësuar si dëshmitari X, duke treguar gjithçka që ai ka thënë në lidhje me bashkëpunimin që ka pasur me Agron Xhafën.

Dëshmitari quhet Albert dhe tregon se ka punuar me Xhafën në vitet 99-2000, deri sa ra në burg dhe Agroni nuk e vlerësoi, nuk i çoi as një paketë cigare.

Ai rrëfen:

Kam punuar në det, në 93-99. Në 2000 punova me grupin e Agron Xhafajt, punonim me kokainë. Shisnim Kokainë në Itali. Isha shoqërues Gomoneje. Kam hequr dorë në 2000 se nuk e përballoja dot. Shpëtova dy herë nga vdekja.
Agroni drejtonte punën atje. Ne e çonim mallin, ai e shiste. Në 2005 më ndodhi një aksident në punë dhe kreva një dënim prej 7 vitesh. Akuzohesha për kokainë. U kapa në Pescara me 12 kile. Bëra dënimin që më takonte. Apeli ma la 8 vjet.
Agroni nuk më solli 1 paketë cigare kur isha brenda. Kur dal nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, i kërkoj punë për djalin në 2016. Djali është 22 vjeç.
Ai më tregoi për barishte që do ti niste në Itali. Më prezantoi me Ermalin. Ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike. E vura në provë.
Kur u bë rruga, e vërtetova që… I kërkova po nuk e bëra atë rrugë se nuk dua ta vazhdoj më atë lojë biznesi. E vura në provë.
Vajta se më ngeli qejfi, kur rashë në burg.
Është biznesmen dhe komandonte Vlorën. Ermali ishte skafist, me nofkën Nakja.
Unë do merresha me transportin, me të gjitha. Unë jam hallexhi.
Ishin të gjitha të zgjidhura, ishin rrugët të hapura (nga policia).