Jeta Osh Qef
Home

Neymar: Kam frikë nga dëmtimi, botërori…
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Botërori po afron ndërsa futbollisti më i mirë i Brazilit, Neymar nuk është ende gati.

Sulmuesi i PSG-së po i drejtohet numërimit mbrapsht, duke pranuar se ka nisur të ndiejë presionin.

Ai deklaron se i ka hyrë frika dhe tani është i trembur për pjesëmarrjen.

Asnjë nuk është kaq i trembur sa unë. E di që njerëzit janë pak nervozë dhe presin rikthimin tim, por askush nuk ka frikë më shumë se unë. Mendoj se është një prej më të vështirëve që kam kaluar ndonjëherë sepse jam shumë pranë ëndrrës sime të Botërorit".

Ylli 26-vjeçar i PSG-së u dëmtua para dy muajsh në këmbën e djathtënë një ndeshje të kampionatit kundër Marsejës.

Ai u operua në fillim të muajit mars në Brazil dhe aktualisht është duke iu nënshtruar programit të riaftësimit për të qenë në formën më të mirë për Kupën e Botës.

Ai ka nisur të stërvitet me PSG-në prej së dielës dhe mund të rikthehet në fushë më 3 qershor, me rastin e miqësores së kombëtares braziliane kundër Kroacisë.