Jeta Osh Qef
Home

Albert Veliu: Si e njoha Xhafën kur drejtonte kokainën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto-kryesore-feature (5)

Albert Veliu është dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ka treguar detaje nga njohja me Agron Xhafën, vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ndër të tjera ka thënë se edhe i kanë kërcënua të birin 30 minuta pasi ka dalë audiopërgjimi.

Në lidhje me mënyrën si është njohur me Agron Xhafajn, Alberti tregon se është njohur në vitet ’90 me vëllanë e ministrit të Brendshëm, nga një miku i tij me emrin Ardi, i cili e ka siguruar se është njeri i mirë dhe që bën punën saktë.

Ai ka thënë mes të tjerash:

Punuam punë e kokainës, shisnim kokainë në Itali. Kam punuar shoqërues gomone, por kam hequr dorë në 200 se nuk e përballoja dot më, shpëtova dy herë nga vdekja, isha duke u mbytur.
A e njoh nga një shoku im, nga Ardi që siguronte drogën në Itali. E shisnim. Komandonte punën. Unë që merrja mallin dhe e shisnim.
Këtë herë do çoja 100 kile (hashash). Arrita ti bëja 20, do i blija me lek borxh. Më ofroi transportin, të gjitha, gomonen. Ishin të gjitha të zgjidhura. Rrugët ishintë hapura. Agroni më tha kur të vij dita do takosh Ermalin. Atë ditë pati përmbytje, u bë qameti në Vlorë. Deti ishte 7-8 ballë.
Kshu që u ndanë secili në rrugë të tyre.
Unë nuk e hidhja atë mall".