Jeta Osh Qef
Home

Eleni në gjendje të rënduar psikologjike: Racistë që dikur më bëtë të ndiej turp
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision u kritikua nga shumë politikanë dhe media greke për foton me Eugent Bushpepën ku të dy bënin shqiponjën me duar.

Eleni Foureira e cila është me origjinë nga Fieri "u kryqëzua" pasi sipas kritikave mbështeste idenë e "Shqipërisë së Madhe".

Së fundmi Eleni ka dhënë një intervistë për për televizionin “Star TV”, duke treguar eksperiencën e sajnë Lisbonë, si dhe në lidhje me sulmin që iu bë pasi ajo bëri simbolin e shqiponjës.

Ndër të tjera këngëtarja tha:

Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë.”

Ndërkohë një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i përjetoi shumë keq këto akuza dhe  u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari.

Ai tregoi:

Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi.”