Jeta Osh Qef
Home

Salah po “çmend” botën, tani përfundon në muze
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mohamed Salah është absolutisht futbollisti i mometntit në planet pasi po kalon një formë të jashtëzakonshme me klubin e Liverpulit.

Falë paraqitjeve të tij fantastike arriti të sigurojë finalen e Ligës së Kampionëve me klubin anglez ku do përballet me Real Madridin.

Egjiptiani sapo ka fituar çmimin si "Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës" dhe gjith bashkëkombasit e tij i kanë sytë nga ai për Botërorin e Rusisë.

Së fundmi në Muzeun Britanik në Londër, janë vendosur takat e futbollit të Salah.

Kjo është bërë në sektorin ku shfaqet historia e Egjiptit të Vjetër.

Ne kemi diçka shumë të veçantë. Duke qenë se Salah është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë sezon, në do të vendosim takat e tij së bashku me objekte nga Egjipti i Lashtë, deri ditën e ffinales sëLigës së Kampionëve”, shkruhej në njoftimin e Muzeut Britanik.