Jeta Osh Qef
Home

Vdiq se e rrahën policët? Publikohen pamjet e të riut nga morgu i Korçës
Shkruar nga: G.Hasani | Publikuar më: 17.05.2018, 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vdekja e të riut ditën e sotme në komisariatin e Korçës ka tronditur familjarët e tij.

Enea Ftoi 27 vjeç u tha se u gjet i vdekur sot në qelitë e paraburgimit të këtij qyteti. Ai ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familjarët e tij kanë thënë se i riu është dhunuar nga efektivët e policisë.

Së fundmi janë publikuar edhe imazhet e tij nga morgu i qytetit, ku pritet që tre ekspertë të kryejnë autopsinë e të riut. Në foton e publikuar shihet se i riu ka shenja dhune në fytyrë , të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.

Foto është publikuar pikërisht nga familjarët e tij, të cilët thonë se ai ka humbur jetën nga dhuna e vazhdueshme gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.

27-vjeçari Enea Ftoi ishte arrestuar për vjedhje me dhunë, ndërsa paraprakisht thuhet se vdekja ishte natyrale pasi ai ishte përdorues i heroinës.

Ftoi ka qenë edhe më herët i dënuar për vjedhje dhe herën e fundit u arrestua pasi i vodhi me dhunë varësen e floririt një qytetareje.