Jeta Osh Qef
Home

Ironia me të atin në varr dhe misteri në audiopërgjimin me vëllanë e Xhafës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

aaa

Dëshmia e Albert Veliut ka qenë kryefjala e ditës dhe një gur i fortë i opozitës kundër ministrit Fatmir Xhafaj e vëllait të tij, Agron Xhafës.

Veliu tha sot se e njeh mirë Agronin, e madje, edhe ka bashkëpunuar me të, por mohoi të ketë dërguar në Itali ngarkesën e fundit që i ishte lënë porosi. Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 100 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis që s’u dërgua në destiancion për shkak se moti u prish ditën që ishte parashikuar kalimi i drogës.

Por pse e telefonoi dëshmitari X vëllanë e Xhafajt nëse kishte hequr dorë nga kjo punë?

Me një nënqeshje në fytyrë ai tha se donte të provokonte vëllanë e ministrit, me të cilin kishin qenë shok dhe ai s’ishte kujtuar për të kur kishte qenë në burg në Itali, për 7 vite resht.

Vlonjati u justifikua duke thënë se ishte hallexhi dhe në nevojë, ndaj i ishte drejtuar Agron Xhafajt për t’i dhënë një dorë ndihmë, për të birin, pasi kishte dalë nga burgu,por në bisedë e sipër kishin folur për Ermalin, personin që do ta ndihmonte të trafikonte drogën në Itali.

Teksa pyetet për audiopërgjimin, Albert Veliu jep garanci se zëri në video është i Agron Xhafajt dhe ironizon se zëri tjetër mund të jetë i të atit që ndodhet në varr.

Ai thotë:

Zëri i atij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe zëri i Altinit… tani po ka ndonjë zë tjetër mund të jetë zëri i plakut tim në varreza, tani nuk e di mos është ngjall plaku im”.

Por mister ngelet fakti se kush e ka përgjuar bisedën mes tyre dhe se kush e ka nxjerrë e ia ka dhënë më tej opozitës materialin?

Veliu mohoi fort të ketë bërë regjistrimin e bisedës, teksa tregoi në mënyrë të tërthortë se as nuk di të përdorë mirë pajisjet teknologjike.

Në fund të fundit, të gjithë mund ta kuptojmë se ai nuk është më shumë se një skafist i rëndomtë, që fati deshi të njihej me vëllanë e ministrit dhe të bënte disa para duke rrezikuar kokën e duke bërë edhe burg. Në fund, vëllai biznesmen e pasha i Vlorës, i ministrit të Brendshëm, as u kujtua për të dhe e la të kalbej në burg në Itali.

Nëse ish-skafisti nuk e ka bërë regjistrimin, s’besoj se ka ndonjë person që mund të mendojë se vëllai i Xhafajt është treguar aq naiv sa të regjistrojë vetë telefonatat me bashkëpunëtorët e drogës.

Pra, nëse as Agron Xhafaj e as Albert Veliu nuk e kanë regjistruar bisedën, atëherë ka dy mundësi për të zgjidhur misterin e përgjuesit.

E para, Partia Demokratike ka inskenuar gjithçka dhe kemi të bëjmë me një mashtrim të madh nga të gjitha anët.

E dyta, përgjimi është bërë me mjete të sofistikuara që i disponon ministria e Brendshme. Kush ka qenë në krye të ministrisë në periudhën që janë bërë këto biseda? Përgjimi dhe kontrolli i tabulateve telefonike është bërë me urdhër nga ish-ministri dhe sot dalin në dritë, në një moment kyç të politikës së vendit? Dikush po kërkon të kërcënojë dikë apo të forcojë pozitat e tij?

Këto dhe të tjera pikëpyetje priten të zbardhen nga hetimet e prokurorisë, e cila duket e intimiduar pas ekspertizës së audios nga vetë Kryeministri, i cili hodhi dyshime mbi autenticitetin e saj./JOQ.al