Jeta Osh Qef
Home

Vdekja e të riut në paraburgim, Berisha: Ngrihuni qytetarë, përmbyseni këtë regjim
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ditën e sotme, lidhur me rastin e 27-vjeçarit Enea Ftoi, i cili u gjet i vdekur në komisariatin e Korçës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha u bën thirrje qytetarëve që të mblidhen, kundër këtij regjimi kriminelësh.

Postimi i tij i plotë:

Masakrohet barbarisht deri ne vdekje nga racistet, kriminelet me uniforme babai i tre femijeve, Enea Ftoi!

Te dashur miq, racistet e kriminelet me uniforme kane torturuar ne menyre çnjerezore dhe i kane marre jete si xhelat te riut 27 vjeçar rom, prind i tre femijeve, ne qelite e komisariatit te Korçes.

Ai ishte futur ne qelite e Komisaritit para tre ditesh me akuze per vjedhje dhe torturuar shtazerisht gjer ne vdekje per te pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Enea Ftoi dhe te gjithe komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt mizor e raciste qe deshmon fytyren e vertet te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames.

Me kete rast i bej thirrje kominitetit rom dhe mbare qytetareve shqiptare te ngrihen per te permbysur me revolte te fuqishme kete regjim kriminelesh te urryer! sb