Jeta Osh Qef
Home

Deputeti i PS Fadil Nasufi përplas me makinë kalimtarin, dyshohet shpejtësia e madhe
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

auto_Fadil-Nasufi1526571610

Fadil Nasufi, deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit ka përplasur me makinë një kalimtar.

Aksidenti ka ndodhur disa minuta më parë në vendin e quajtur si kthesa e Lapardhasë në Berat.

Burime nga vendngjarja kanë konfirmuar lajmin.

Dëshmitarët nga vendngjarja kanë bërë me dije se Nasufi udhëtonte në drejtim të Beratit me makinën e tij, tip “Benz”.

Shkak për aksidentin sipas informacioneve paraprake është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën deputeti i PS po i jepte makinës.

Identiteti apo gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk janë bërë ende me dije.

Ambulanca është gjendur në vendngjarje për të transportuar të plagosurin.

Forcat e policisë kanë mbërritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit.