Jeta Osh Qef
Home

Tërmeti “shkund” sot Shqipërinë, lëkundjet nga 4 kilometra nën tokë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jugu i Shqipërisë është lëkundur nga tërmeti gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Bolenë të Vlorës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.

Duke iu referuar Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe ka rënë në një thellësi prej 4 kilometra nën tokë.

Vetëm tre ditë më parë dy tërmete të tjera kanë lëkundur vendin tonë dhe tërmeti është ndier më tepër në Jugperëndim të Memaliaj.