Jeta Osh Qef
Home

Dëshmitari X doli me fytyrë dhe emër, Balla paraljmëron se ç’do të ndodhë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

balla

Lajmi që ka "pushtuar" gjithë ditën e sotme mediat në vend ka qenë deklarata e dëshmitarit X, i cili rrëfeu njohjen me vëllain e ministrit të Brendshëm si dhe tregoi se si kishte punuar me Agron Xhafën në fillim të viteve 2000.

Mirëpo në një deklaratë të fundit për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit.

Sipas Ballës është Lulzim Basha autori dhe regjisori i audio-përgjimit të publikuar për vëllanë e Fatmir Xhafës dhe sipas tij kjo e ka kthyer PD-në në një organizatë të rrezikshme.

Ndër të tjera Balla tha:

 Ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm është treguesi i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre. Sot për fatin e keq të të gjithëve ne rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave. Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit.PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shteti duke kërkuar hetim të potë penal ndaj këtij mashtrimi të prodhuare në zyrat e PD."