Jeta Osh Qef
Home

Në shtëpinë e “dëshmitarit X”, nga lista e gjatë e borxheve tek problemet me alkoolin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është zbuluar identiteti i të ashtuquajturit "dëshmitari X", i cili ka treguar edhe lidhjet e tij me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agronin.

Dëshmitari X quhet Albert Veliu nga Vlora dhe sipas PD-së ai është kërcënuar me eleminim fizik pas publikimeve të fundit.

Por kush është Albert Eqerem Veliu?

Sipas Top Channel ai njihet në Vlorë si "Berti i Abesë", ose "Babale". Por përveçse e njohin për dënimet e marra nga drejtësia italiane dhe ajo shqiptare, Berti i Abesë është i njohur edhe për problemet ekonomike që ka pasur gjithmonë.

Prej vitesh ai është i papunë, ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Sipas atyre që e njohin ai ka një listë të gjatë me borxhe e madje ka qenë në listat e bashkisë për ndihmë ekonomike.

Albert Veliu është babai i dy djemve dhe bashkë me ta jetonte në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, por që për shkak të publikimeve të ditëve të fundit familja e tij është larguar jashtë shtetit pas kërcënimeve të marra.

Në videon e publikuar nga PD, Veliu thotë se është zëri i Agron Xhafajt dhe duke folur me një siguri të plotë ai thotë se mund ta çojnë videon ku të duan për ta vërtetuar.

Mes të tjerash Alberti ka treguar se është njohur në vitet ’90 me vëllanë e ministrit të Brendshëm, nga një miku i tij me emrin Ardi, i cili e ka siguruar se është njeri i mirë dhe që bën punën saktë.