Jeta Osh Qef
Home

Përplasi me makinë qytetarin nga Berati, deputeti i PS del i pafajshëm
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Thu May 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1

Pasditen e sotmë deputeti i PS në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

Ai ishte drejtues i mjetit tip “Benz” që la të plagosur lehtë një qytetar me banim në Berat që po udhëtonte me biçikletë.

51-vjeçari mori plagë të lehta dhe sipas informacionit të policisë ishte në gjendje të dehur dhe shkak për aksidentin u bë një prerje rruge nga ana e tij nga “Benz-it” me të cilin udhëtonte deputeti 60-vjeçar i PS.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital dhe më as është larguar për në banesën e tij.

INFORMACION PARAPRAK I POLICISË

Rreth orës 17:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin F.N, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M., 51 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.