Jeta Osh Qef
Home

“Shqipëria, bukuri e freskët! Ja pse duhet ta vizitoni”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Sun May 20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazeta prestigjioze “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim bukurive të Shqipërisë.

E përditshmja britanike ka përmendur në artikull disa nga qytetet, gjiret dhe xhevahiret më të bukura të Shqipërisë duke e nisur shkrimin me disa fjali lartësuese duke kaluar tek ndërtimet që po i prishin madhështinë.

Me lumenj e male “të egër”, Shqipëria është një prej destinacioneve më interesantë të Detit Mesdhe, por bukuria e saj mund të bjerë përtokë nga ndërtimet masive.”

Gazetari që ka përgatitur artikullin ka qenë në brendësi të gjithçkaje, pasi ka përjetuar xhirot me kanoe në Vjosë në muajin Mars dhe ka vizituar disa nga qytetet më antike të vendit tonë.

“Përshkuam një rrjedhë të Vjosës, një lumë 270 km që nis nga Greqia e më pas në Adriatik e qytetin e Vlorës. Ky udhëtim nuk është vetëm pjesë e një aventure, por e një fushate për të mbrojtur lumenjtë e Europës me ndihmë nga ekoturizmi.
Nga maji e deri në tetor, kanionet e Vjosës janë të lundrueshme duke bërë rafting. Malet e Shqipërisë me lartësi deri në 2800 metra, kanë potencial të madh për të kryer aktivitete si ngjitja dhe përshkimi i tyre. Shpresojmë që turizmi aventuresk do të ofrojë një burim të suksesshëm të ardhurash për këtë vend. Promjedisorët kanë një betejë të ashpër në duar. Qeveria ka në plan të ndërtojë 8 HEC-e në Vjosë dhe 20 të tjerë në degët shpërndarëse, si pjesë e projektit Ballkanik hidrovor. Pasojat e këtyre dëmtimeve konsistojnë në prishjen e habitateve të gjallesave dhe specieve të rralla, duke shkaktuar kështu përmbytje dhe erozion.
Përveç se të bërit rafting, Butrinti është një prej qyteteve më të mrekullueshëm e të pasur në histori, i mbrojtur nga Unesco si trashëgimi kulturore, i cikli ofron një peizazh të pyjëzuar midis një liqeni.
Saranda është një nga qytetet bregdetare me plazhe të mrekullueshëm si ai i Lukovës, Kakomesë dhe Gjiri i Krorëzit.
Në Peshtan, një fshat i vogël pranë Vjosës, natën pimë raki duke dëgjuar këngë pleqërishteje ndërsa ditën pamë burimin e lumit.
Në Benjë të Përmetit u lamë në banjat e ngrohta termale, një pjesë e rëndësishme e atraksionit turistik.
Janë m’u në grykë të kanionit të Langaricës, ku mund të eksploroni shpella.
Vizituam edhe Gjirokastrën, xhaminë që daton nga shekulli i XVIII dhe vëzhguam shtëpitë shekullore dhe pazarin e famshëm.
Muk mund të linim pa bërë një vizitë edhe në Berat, ku provuam disa nga ushqimet tradicionale të zonës si byreku me spinaq dhe qengji i pjekur i shoqëruar me sallatë, bukë me vaj ulliri dhe perime të pjekura.
Një vend me plazhe të bukura, klimë të ngrohtë, peizazhe të mrekullueshme dhe kuzhinë që sfidon edhe destinacionet e tjera mesdhetare, është koha për të vizituar këtë bukuri ende të freskët.
Do kthehesha padyshim edhe një herë tjetër…”

/JOQ/