Jeta Osh Qef
Home

3 fshatrave në Berat u kalbet qershia
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon May 21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë prej nesh e kanë vizituar Beratin, një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, kalanë që ndodhet në këtë qytet, rrugët me kalldrëm dhe mund të kenë shijuar çdo mrekulli të këtij qyteti të vogël.

Nëse shkojmë pak më thellë në fshat, nuk gjejmë bukuritë e një qyteti historik, por vuajtjet dhe problemet e banorëve.

2

Tre fshatra të këtij qyteti që në dukje është madhështor, janë gati të izoluar për shkak të rrugës së mjerueshme që hera-herës ua bën të pamundur banorëve të shkojnë në qytet.

Në këto zona e vetmja rrugë lidhëse me qytetin është e ndërtuar "2000 vite me parë", siç thotë një prej mesazhdërguesve të JOQ.

Ai shton se askush nuk merr mundimin ta rikonstruktojë.

1

Askush nuk i dëgjon fshatarët, të cilët nuk kanë shqetësim vetëm ecjen për 8 km, por të gjitha prodhimet bujqësore që  kanë mbjellë me shumë mund, po detyrohen t’i flakin në rrugë, pasi asnjë tregtar nuk shkon atje për t’i blerë.

3

Në mesazhin e tij drejtuar JOQ, ai shkruan:

Tre fshatra të Beratit, Drobonik, Bardhaj, Zhitom, mbajnë vendin e parë në  republikë për prodhimin e qershisë dhe të ullinjve, por edhe për vreshta. Këta fshatra enden akoma në mesjetë, vetëm e vetëm për një copë rruge. Janë fshatra që ndodhen 8 km larg Beratit.
Ketë vit, këto fshatra prodhuan me mijëra ton qershi, por u detyruan ti flakin, ti hedhin në rrugë sepse s’ka rrugë që të vijnë tregtarët për t’i blerë.
Kjo rrugë që po ju dërgojmë në foto është rruga e vjetër Berat-Janinë, e ndërtuar nga Ilirët 2000 vjet më parë.
Tani jemi në vitin 2018 dhe kjo krahinë, këta fshatra janë akoma me këtë rruge qerresh, si para 2 mijë vitesh.
Vdekshin me Edi Rama, me Petrit Sine, kryetar bashkie e me Ilir Meta president. Vdekshin që mashtruan këtë popull të këtyre fshatrave mesjtarë në vitin 2018, në mes të Europës".

Shqipëria që synon të hyjë në Europën e madhe, mesa duket nuk rregullon dot disa fshatra të vegjël.

5