Jeta Osh Qef
Home

Minstria e Brendshme pa “zot”, plas ironia në rrjet
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Thu May 24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryefjalë e debatit publik prej dy javësh është vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa, i cili në një përgjim ambiental të publikuar nga PD-ja rezulton se është ende “aktiv” në trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.

Po ashtu sipas dokumenteve zyrtare, Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafajt, është i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, dënim që nuk e kreu kurrë pasi me ardhjen në Shqipëri kishte ndërruar emrin e tij në Geron.

Për më tepër opozita pretendon se me ardhjen në detyrë, ministri Xhafa ndërroi ligjin e ekstradimeve në përfitim të Agron Xhafës duke ia pamundësuar ekstradimin në Itali, ku mund të vuante dënimin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Xhafaj bëhet i dyti ministër i Brendshëm radhazi që rezulton me të afërm të implikuar në trafikimin e drogës. I pari ishte Saimir Tahiri, kushërinjtë e të cilit po gjykohen në Itali dhe vetë Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit për t’i lënë hapësirë hetimit. Por, Xhafaj nuk ka dhënë asnjë shenjë që mund të dorëhiqet për të vëllain.

Kjo “telenovelë” ka bërë që në internet të shpërthejnë ironitë, ku më i fundit është një “ofertë pune” për ministër të Brendshëm.

Njoftimi është bërë në një nga faqet ku ofrohet punë, aty shkruhet:

Standart Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.
Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;
  • Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.
  2. b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.
  3. c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi
  4. d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.
  5. e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine
  6. f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri/ JOQ.al

pos