Jeta Osh Qef
Home

Jona Spahiu lë Shqipërinë pas martesës, për të lindur në një vend tjetër
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24/05/2018 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moderatorja e njohur Jona Spahiu, do t’i japë fund beqarisë më 10 qershor dhe do të kurorëzojë dashurinë në Tiranë.

Mirëpo, menjëherë pas martesës, duket se Spahiu do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara.

Shkak është shtatzënia e saj, për të cilën ajo është komentuar shumë së fundmi.

Moderatorja e ka mohuar diçka të tillë, por ka qenë Dojna Mema ajo që ka konfirmuar se në të vërtetë Jona është në pritje të një fëmije dhe si shumë personazhe të tjerë shqiptar edhe prezantuesja do ta pres ardhjen e bebit jashtë Shqipërisë.