Jeta Osh Qef
Home

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Xhensila Myrtezaj jep lajmin e papritur
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24/05/2018 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër personazhet më të komentuara në mediat shqiptare.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë, por në një postim të fundit na ka befasuar të gjithëve.

Xhensila ka dhënë lajmin se do të nxjerrë shumë shpejt një këngë të re, bashkëpunim me Ardian Bujupin.

Kur e gjithë vëmendja ishte përqëndruar tek sjellja në jetë e fëmijës së saj të parë, Xhensila na surprizoi të gjithëve dhe duket se do na sjellë një projekt “shpërthyes”.

Xhensila shkruan:

Kënga e re në bashkëpunim me një prej zërave më të mirë mashkullorë do të vijë së shpejti. Jam kaq e lumtur dhe e entuziazmuar për këtë bashkëpunim."