Jeta Osh Qef
Home

“Duke jetuar si princeshë”, modelja shqiptare merr një surprizë përrallore
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/05/2018 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që kur modelja shqiptare Angela Martini është martuar, nuk ngel asnjë ditë pa treguar se sa e lumtur është, si dhe për jetën luksoze që bën.

Ditën e djeshme ajo ka festuar 32 vjetorin e lindjes dhe ka shpërndarë me ndjekësit në Facebook surprizën që i bëri i shoqi.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi modelja ka kaluar një mbrëmje përrallore, nga bashkëshorti pasanik rumun..

Ai e ka pritur me një darkë romantike buzë detit në një plazh tropikal ku çifti po qëndron. Rreth ambjentit të tyre nuk mungojnë qirinjtë dhe petalet e shumta, ndërsa përballë tavolinës së darkës romantike, biznesmeni rumun ka shkruar me shkronja në flakë "Gëzuar ditëlindjen dashuria ime".

Anxhela ka shkruar krah videos së saj:

Duke jetuar si një princeshë. Jo, në fakt akoma më mirë."