Jeta Osh Qef
Home

Eva Murati feston ditëlindjen, po djali i Jozefina Topallit ku ishte?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25/05/2018 13:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajmi se moderatorja e njohur Eva Murati është ndarë nga djali i Jozefina Topallit, pas 8 vitesh lidhje u shpërnda në media disa ditë më parë.

Këtë e përforcoi edhe fakti që ajo hoqi të gjitha fotot me Genarin nga Instagrami. Megjithatë bukuroshja i mohoi të gjitha thashethemet dhe tha që thjesht po përpiqet ta mbajë sa më private jetën personale.

Por ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 23 dhe djali i ish-kryeparlamentares nuk duket gjëkundi.

Ajo shihet me kurorë në këtë përvjetor dhe e rrethuar nga tollumbacet, ndërkohë që si gjithmonë shfaqet e kuruar.

Mirëpo mesa duket pohimet e mediave janë më se të vërteta sepse Genari nuk duket në asnjë nga postimet e moderatores, madje as nuk ka reaguar me një urim të veçantë.