Jeta Osh Qef
Home

E tmerrshme kur e shikon, këngëtarja bukuroshe transformohet frikshëm
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25/05/2018 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katerina Stikoudi është një këngëtare e re në moshë nga Greqia, e cila është vënë në vëmendjen e mediave, për shkak të transformimit të madh që ka bërë në trupin e saj.

Kohët e fundit Katerina ka publikuar në Instagram disa video, ku duket me fytyrë të tmerrshme, me buzë që gati sa nuk po i bien dhe me pjesën rreth gojës të plasaritur.

Nëse shihni fotot e tjera të saj, do të vini re një vajzë bukuroshe dhe tepër normale, me një fizik për t’u pasur zili, sy të kaltra dhe tipare të rregullta.

Për të gjithë ata që nuk dinë greqisht, vajza ka bërë ndërhyrje të rreme, jo plastikë reale në fytyrë, për të realizuar klipin e saj të fundit, i cili quhet Botox.

Në videon e këngës, ajo ironizon dhe parodizon të gjithë personat, veçanërisht femrat, që transformohen si mos më keq nga botoxi.

Gjithçka ka të bëjë me transformime skenike, të ngjashme me atë të Roza Latit, e cila, nëse ju kujtohet, përmes artistëve profesionistë, u shndërrua në një zonjë të moshuar.