Jeta Osh Qef
Home

“Shqipëria, Hirushja e Ballkanit”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/05/2018 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka plazhe me ujëra të qarta blu që shkëlqejnë duke shfaqur më të mirën e Mesdheut; ka male dhe lumenj të mjaftueshëm për ditë të pafundme të ecjes dhe raftingut; dhe në jug janë monumentet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe kështjellat që kanë parë ngritjen dhe rënien e perandorive të mëdha si bizantine dhe osmane. Por ka një gjë që ju nuk do ta gjeni: turistët.

Mirë se vini në Shqipëri, Hirushja e destinacioneve evropiane të udhëtimit.
Ndërsa, disa vende të Ballkanit, si Bosnja dhe Hercegovina, kanë parë një bum në turizëm gjatë dekadës së fundit, ky vend i gjatë bregdetar shtrihet mes Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet jashtë radarit.

Për shumë, Shqipëria vazhdon të shihet si djerrina e varfër dhe autokratike që mbeti gjatë 40 viteve të diktaturës komuniste e cila ra përfunimisht në 1991. Pastaj, pati luftën civile të vitit ’97 dhe krizën e refugjatëve të shkaktuar nga Kosova fqinje dy vjet më vonë. Këto nuk janë imazhet më miqësore për kartolinat…

Por arsyet që dikur “shtronin” rrugën e turizmit tani janë asgjë më shumë se kujtime.

Për këdo që është në gjendje të shikojë historinë e trazuar të Ballkanit, Shqipëria është një thesar i fshehtë.

Lara Vecchio një turiste nga Milano thotë:

Isha shumë e habitur nga bukuritë e peizazhit. Ndihesha ‘egër’.”

Në fakt, maja mahnitëse malore mbetet kryesisht e paprekur, ndërsa është e hapur për kampistët ose për aventurierët e skive.

Ndërkohë, Tirana, kryeqyteti, po gumëzhon me potencial. Por xhevahirja e kurorës së Shqipërisë është në bregdet.

Preferoni plazhet me guralecë? E kuptova. Plazh të bardhë? Ka edhe nga ata. Zhytje? Zgjidh vendin tënd! Mund të shihni edhe disa barinj që ecin me dele përgjatë bregut.

Megjithatë, ajo që e bën Shqipërinë një vend veçanërisht tërheqëse, madje krahasuar me Italinë ose Kroacin janë çmimet.

Në Shqipëri, mund të gjesh hotele me shumicë me çmime të arsyeshme. Dhe për një vakt tradicional me salcë e mish derri me krem, një shumëllojshmëri sallatash dhe disa verëra të shijshme, mund t’i gjeni për 6 dollarë.

Por mos prisni që infrastruktura të jetë e barabartë me konkurrentët e saj – ajri i kondicionuar -, për shembull, nuk është një garanci.

Klajdi Pushimi, një udhërrëfyes lokal thotë:

Është e vështirë të sigurojmë standardet e larta të pushuesve kur përdoret vetëm ujë i rrjedhshëm tri herë në ditë."

Dhe paratë që kurseni nga strehimi ushqimi mund të shkojnë për biletat e fluturimit, të cilat janë të kushtueshme.

Megjithëse vendit i mungon infrastruktura, njerëzit e kompletojnë me mikpritjen. Ju mund ta ndjeni ngrohtësinë dhe sinqeritetin e ndershëm të njerëzve që nuk janë të lodhur nga furitë e turistëve të djersitur nga dielli që zbresin në rrugët e tyre si karkalecat.

Burimi: Ozy / Përktheu JOQ.al