Jeta Osh Qef
Home

Si u pasqyrua protesta e opozitës në mediat botërore
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/05/2018 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protesta e opozitës është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare. Shtypi amerikan, italian, spanjoll, turk, serb, e më gjerë i ka kushtuar vëmendje mediatike zhvillimeve të fundit në Tiranë.

Ato raportojnë se protesta mori tone të dhunshme kur një grup protestuesish çmontuan rrjetat e telit të vendosura para hyrjes dhe duke i përdorur si mburoja u munduan të shtyjnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ishin vendosur për siguri në oborrin e Ministrisë.

Pikërisht në përleshje e sipër gjakoset kryeredaktori i RD-së, Blendi Kasmi. Përmes rrjeteve sociale, Basha dhe Berisha akuzuan policinë për dhunën e ushtruar. Berisha tha se Kasmi u gjakos në përleshje me “bandat me uniformë”.

U desh ndërhyrja e kreut të PD-së që u bëri sërish një thirrje protestuesve, këtë herë për ta ndjekur drejt selisë së Partisë Demokratike. Lëvizja u interpretua si një përpjekje e Lulzim Bashës për të shmangur përshkallëzimin e përleshjeve me forcat e rendit që ndodheshin në oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Protesta zgjati pak më shumë se dy orë, nga katër orët e lejes që i kishte dhënë Policia e Shtetit. Ajo vjen pas publikimeve në media të audio-përgjimit, që në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.