Jeta Osh Qef
Home

“Plani për shpopullimin e Shqipërisë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28/05/2018 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë se interesimi i aplikuesve për Lotarinë Amerikane është gjithnjë në rritje, por a është rritur njëkohësisht edhe nurmi i të pranuarve? Këtë nuk e dimë.

Por sipas avokatit Altin Goxhaj shifrat e aplikimeve janë katërfishuar që nga viti 2009.

Në një publikim në Facebook, Goxhaj shkruan se ky është plani i rilindjes sorosiane për shpopullimin e Shqipërisë, ku krahas shkrimit ka vënë edhe shifrat zyrtare të aplikimeve.

Bazuar në shifrat e publikuara nga Goxhaj, aplikimet e shqiptarëve janë 43 herë më shumë se mesatarja e botës dhe Shqipëria mban vendin e 5-të në botë për përqindjen e lartë të popullsisë që kërkon të largohet nga vendi.

Altin Goxhaj shkruan:

JA SHIFRAT QË VËRTETOJNË PLANIN E RILINDJES SOROSIANE PËR SHPOPULLIMIN E SHQIPËRISË!
Në 2016 e Rilindjes aplikuan 4 herë më shumë se në 2009 e kohës së Fajin e ka Saliu!
Ekskluzive! Për herë të parë në Shqipëri publikohen shifrat e vërteta të LLOTARISË AMERIKANE që nuk janë ato që keni parë deri më sot sps deri më tani ju kanë treguar vetëm numrin e aplikanëtve dhe jo edhe të familjarëve të tyre dhe ju kanë gënjyer sa herë publikohen shifrat sikur ato janë të vitit kur publikohen dhe jo të 2 vjetëve më parë! Në fakt se kush ka aplikuar në Tetor 2017 do të merret vesh në Maj 2019! Sot dalin ato të 2016! Ndiqni skandalin botëror! Shqipëria është vendi i 5të në botë për përqindje popullsie që kërkon të largohet! Në 4 vendet e para janë 4 vende afrikane: Cape Verde, Ghana, Liberia, Sierra Leone! I pesti në Botë është Shqipëria!!!
SHIFRAT EKSKLUZIVE TË LLOTARISË AMERIKANE (askush si ka nxjerrë deri më sot):
Në Tetor 2009 (pasi kishte fitu zgjedhjet PD & LSI) për Vitin 2011 aplikuan 40,823 dhe bashkë me familjen ishin në total 87,189 applikantë!
Në Tetor 2016 (1 vit para Zgjedhjeve të 2017) për Vitin 2018 aplikuan 189,168 që bashk me familjen bëjnë 367,231!
Nëse i referohemi mesatares botërore që aplikojnë në SHBA është 0.32% ndërsa e Shqipërisë është 13% pra 43 herë më shumë se mesatarja e botës për popullsi që aplikon për braktisjen e vendit drejt SHBA!
Natyrisht që këto të dhëna e kanë alarmuar Departamentin e Shtetit siç ju kam thënë dhe do të kenë reaksion që do shfaqet në ditët në vazhdim!!!

Viti i aplikimit Viti fiskal (FY) Aplikantët Personat në varësi Total

Tetor 2005 FY 2007 70,390 102,622 173,012

Tetor 2006 FY 2008 67,381 94,979 162,360

Tetor 2007 FY 2009 68,584 92,226 160,810

Tetor 2008 FY 2010 53,104 65,809 118,913

Tetor 2009 FY 2011 40,823 46,366 87,189

Tetor 2010 FY 2012 55,686 59,671 115,357

Tetor 2011 FY 2013 98,417 29,772 128,189

Tetor 2012 FY 2014 97,683 30,189 127,872

Tetor 2013 FY 2015 122,698 40,393 163,091

Tetor 2014 FY 2016 127,277 118,852 246,129

Tetor 2015 FY 2017 162,521 153,321 315,842

Tetor 2016 FY 2018 189,168 178,063 367,231