Jeta Osh Qef
Home

Kosova miraton rezolutën për heqjen e kontrollit kufitar me Shqipërinë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 31/05/2018 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parlamenti i Republikës së Kosovës ka miratuar dje një rezolutë për anulimin e kontrollit kufitar me Shqipërinë dhe pagesën roaming.

Kjo rezolutë u propozua nga Grupi Parlamentar i Partisë Social-Demokratike dhe mori në total 69 vota nga 120 të mundshme.

Në tetor 2017, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbajti një takim me presidentin shqiptar Ilir Meta në Prishtinë dhe i kërkoi atij që të sigurojë shtetësinë shqiptare për të gjithë kosovarët, por kjo çështje ka mbetur ende në “ajër”.

Në prill të vitit 2017, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri një deklaratë se Shqipëria dhe republika e vetëshpallur e Kosovës, e banuar edhe nga shqiptarët, mund të arrinin një "bashkim kombëtar".

Por, pas një viti nga fjala e Ramës, jo vetëm që nuk është bëra asgjë për bashkimin kombëtar, por në Rrugën e Kombit u vendos taksa 5 euro, çka penalizon jo pak shqiptarët e shumtë të Kosovës që vizitojnë plazhet e bregdetit shqiptar.

Taksa në Rrugën e Kombit u kundërshtua hapur nga disa politikanë syresh në Kosovë, ku Albin Kurti ia tha Ramës në Tiranë që kjo taksë nuk është e drejtë pasi kosovarët të vetmin det që kanë afër është ai i vijës bregdetare të Shqipërisë.

Në një kohë kur qeveria jonë vendos taksë rrugore (e paralizuar për momentin), qeveria e Kosovës miraton rezolutë për heqjen e kontrollit kufitar me Shqipërinë, kontrast i madh që tregon interesin e ndryshëm të dy shteteve.

Patriotizmi i shqiptarëve të Kosovës nuk është vetëm me fjalë me sa duket, ndërsa i qeveritarëve shqiptarë po./JOQ.al