Jeta Osh Qef
Home

Jo më shumë se dy fëmijë, rrezikohet nëna
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/06/2018 12:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Se sa është numri i duhur i fëmijëve, kjo nuk mund të thuhet me siguri, por sipas një studimi më shumë se dy fëmijë dëmtojnë vërtet shëndetin e nënës.

Në këtë studim kanë marrë pjesë mbi 8.000 femra nga SHBA-të të moshës 45 deri në 64 vjeçe.

Numri i lartë i fëmijëve të lindur nga një femër shton rrezikun për sëmundjet e zemrës. Ato që kanë më shumë se 5 fëmijë kërcënohen nga një rrezik prej 40% për një infarkt serioz në zemër gjatë 30 viteve të ardhshme.

Studimi i dalë nga universiteti i Kembrixhit dëshmon se shtatëzania dhe procesi i lindjes tendosin zemrën, teksa fëmijët bëhen stresuar dhe nënat i kushtojnë më pak kujdes vetes së tyre.

Drejtuesja e studimit në fjalë, Clare Oliver-Williams shprehet:

Ne e dimë që shtatzënia dhe procesi i lindjes tendosin zemrën në mënyrë të tmerrshme, dhe rritja e fëmijëve është stresuese gjithashtu. Ne nuk duam t’u shtojmë stresin njerëzve në jetën e përditshme por t’i vëmë në dijeni dhe çfarë të bëjnë për këtë.”

Edhe pse studimi nuk ka ndonjë lidhje me faktorët ekonomikë, në fakt sot nuk është nevoja për paralajmërime të tilla pasi çiftet e reja shumë pak bëjnë mbi dy fëmijë si shak i pasigurisë ekonomike.