Jeta Osh Qef
Home

Instagram merr vendimin e papritur, lajmi i fundit s’do t’ju pëlqejë aspak
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 06/06/2018 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram po konsideron nisjen e një veçorie të re që do t’i lejonte përdoruesit të ngarkonin videot deri në një orë.

Sipas Wall Street Journal, veçoria do të fokusohet në videot vertikale, si ato të InstaStory.

Nëse konfirmohet, funksioni mund të nisë brenda aplikacionit Instagram, megjithëse burimet gjithashtu thanë se asgjë nuk është e sigurt ende.

Ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm për platformën.

Aktualisht, Instagram u lejon përdoruesve të vendosin video deri në një minutë në profilin e tyre dhe 15 sekonda në Storyt e Instagram.

Duke lejuar video më të gjata, Instagram mund të sinjalizojë se po dëshiron të konkurrojë me gjigjantin YouTube.

Megjithatë, formati vertikal duket se do të kufizojë llojet e videove që mund të ngarkohen.

Ana tjetër negative do të jetë reklama.

Reklama në video është një burim i madh dhe gjithnjë në rritje i të ardhurave për rrjetet sociale.

Video më të gjata nënkuptojnë se konsumatorët kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në platformë për më shumë kohë.

Kjo do të lejojë që Instagram të tregojë më shumë reklama për njerëzit që përdorin platformën.