Jeta Osh Qef
Home

Kaq e pati edhe Rana e Hedhun, plazhi “mbytet” nga mbetjet spitalore
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09/06/2018 10:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezoni turistik është hapur këtë muaj, por vija e bekuar bregdetare duket se do vijojë të jetë edhe mallkuar edhe këtë vit nga neglizhenca e organeve kompetente.

Abuzimi me çmimet e pakontrolluara, mungesa e rojeve të plazhit, mungesa e shërbimeve dhe ndotja janë vetëm disa prej problematikave me të cilat pushuesit përballen çdo verë.

Sikur të mos mjaftonte prerja masive e pishave dhe betonizimi që po i bëhet Gjirit të Lalzit, në ato pak hapësira publike që kanë mbetur bëhet kërdia me plehrat.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Ndotje e paprecendet në plazhin e Lalzit tek Rana e Hedhun.”

Pamjet flasin vetë dhe kushedi si mund t’i jepet shpjegim mbetjeve spitalore që kanë përfunduar aty.