Jeta Osh Qef
Home

Pesticidi që po vret shqiptarët, helmi që u hidhet qershive
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/06/2018 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Debatet e pesticideve që hidhen në mënyrë të paligjshme në frutat dhe perimet kanë pushtuar prej ditësh për mediat shqiptare.

Megjithatë, ditën e sotme është zbuluar një pesticid tjetër që hyn në mënyrë të paligjshme në Shqipëri

Ai quhet Silicon Mix dhe importohet si pleh për bimët, por që fermerët po e përdorin gjerësisht kundër insekteve te qershitë.

Sipas “Top Channel” fermerët që kultivojnë qershi përdorin shpesh këtë pesticid për të vrarë insektet pak para vjeljes se frutave.

Në etiketë ai shënohet si pleh bujqësor, por ky kimikat nuk është i regjistruar dhe rezulton se futet kontrabande. Atë e gjen lirisht në farmacitë bujqësore të Tiranës.