Jeta Osh Qef
Home

Ju çahet goma në mes të rrugës? Gomisteria e lëvizshme ju vjen në çdo vend të Shqipërisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09/06/2018 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezoni në të cilin sapo jemi futur është i ngarkuar me udhëtime dhe shpesh na duhet të lëvizim sa në njërin vend në tjetrin.

Përgjithësisht Siguria Rrugore inkurajon shoferët që të kujdesen për gomat dhe të sigurohen për makinën para se të nisen. Mirëpo jo pak herë më kishte ndodhur që të shihja makina që ndalonin dhe ndërronin gomat  në anë të rrugëve në mes të vapës apo të ftohtit.

Të them të drejtën ndieja një lloj superioriteti që unë nuk kisha të njëjtin fat dhe më dukej vetja i përgatitur, por kjo deri sa një ditë një gropë më doli papritur para dhe ja ku më ndodhi dhe mua: një gomë e çarë në mes të një rruge të shtruar përgjysëm me asfalt dhe zhavorr.

E gjithë kjo në një ditë kur temperatura shënonte mbi 30 gradë dhe kur nuk kisha me vete as gomë rezervë. E vetmja gjë që më shkoi në mendje isha të kontaktoja ndonjë të afërm ose ndonjë mik që do të ishte i gatshëm të më ndihmonte, mirëpo s’kaluan as dy sekonda dhe u kujtova që isha aq larg sa do të më duhej të qëndroja me orë të tëra në mes të vapës.

Teksa shihja makinat që kalonin në korsinë tjetër të autostradës “i gjeta dhe kuptimin fjalës “karma” në shqip” dhe kuptova se sa narcist isha treguar deri në ato momente.

Por si gjithnjë interneti zgjidh shumë probleme tonat dhe nga këtu unë u njoha me një shërbim që deri tani nuk e kisha hasur ndonjëherë, të paktën në Shqipëri.

Duke kërkuar për një gomisteri afër zonës, më tërhoqi vëmendjen emri i “Gomisteri Erjoni”, që thoshte se e sillte dyqanin kudo që të ndodheshe.

Gjithë dyshime për një shërbim kaq korrekt sa e përshkruanin i telefonova, mirëpo për çudinë time erdhën më shpejt nga sa e kisha menduar.

Prej disa vitesh në treg, kjo gomisteri punonte me tekonologjinë moderne të kohës duke ndërruar gomat shpejt, në mënyrë cilësore dhe mjaft profesionale.

Aty mësova edhe për asistencën e tyre rrugore që zgjat 24 orë dhe vjen kudo që mund të ndodheni me automjetin tuaj.

Brenda një kohe shumë të shkurtër pata gomë të re dhe ata më siguruan balancimin dhe disqet në pak minuta.

Mu duk kaq gjetje e re ky shërbim aq sa vendosa ta ndaj me këdo që ka makinë në Shqipëri.

Në vendin tonë është bërë tashmë një fenomen i zakonshëm dhe askujt nuk i bën më përshtypje në rast se sheh apo dëgjon për rrugë të prishura dhe me gropa. Në fakt, e kundërta do të përbënte çudi të madhe. Kjo e bën të pamundur që të paktën njëherë të mos pësosh një çarje gomash që do të prishte gjithë bukurinë e udhëtimit.

Mirëpo tani mund të shmang tarifën ekstra për karrotrecin sepse gomisteria më vjen vetë kudo ku mund të ngelem.

Për më tepër sipas një hulumtimi të fundit të kryer nga Shoqata e Prodhuesve të Gomave në New York vetëm 17 % e shoferëve dinë të ndërrojnë gomat e tyre, ndërsa pjesa tjetër do të vuante njëlloj si unë në kësi rastesh.

Por nuk keni pse ta përjetoni si një makth të cilit s’i shpëtoni dot, pasi brenda një kohe shumë të shkurtër çunat e gomisterisë do t’ju sigurojnë sërish lëvizjen në rrugë./JOQ/