Jeta Osh Qef
Home

Ruan kamarierin që t’mos e shohë, vajza nga Tirana lë skenë në lokal
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/06/2018 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria lirisht mund të konsiderohet si vendi me lokalet më të shumta në raport me popullsinë, por çuditërisht edhe rrinë thuajse plot gjithmonë.

E si rrjedhojë në mënyrë të pashmangshme shënohen shumë ndodhi nëpër kafene dhe ky i sotshmi është nga ata që nuk shihen shpesh.

Në një lokal në Tiranë, 2 vajza janë filmuar teksa ngrihen dhe ikin pa paguar një faturë me çmim minimal, 300 lekë të vjetra.

Qytetari që ka dërguar materialet është shprehur për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Sa të pafytyrë janë njerëzit, shiheni në video se si na ikin klientët pa paguar. Ishin dy vajza, njëra ikën para e qetë, ndërsa kjo në video ikën me vrap dhe del nga dera e pasme.  Fatura e tyre ishte vetëm 300 lekë dhe e bënë gjithë këtë skenë për të mos paguar. Kjo ka ndodhur sot nga ora 3 e gjysëm, por siç duket nga pamjet ajo më ruan mua që t’mos e shoh pastaj kalon dhe del nga dera e pasme.”

Epo, komentet ju takojnë juve…

Video e parë kur vajza ikën nga lokali:

Video e dytë kur vajza del me vrap nga dera e pasme: