Jeta Osh Qef
Home

Udhëtonte me shokët drejt Shkodrës, policia i vendos gjobë për transport kafshësh
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/06/2018 20:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse s’jemi asgjë, të paktën jemi vendi i çudirave.

Në mars të këtij viti një qytetar nga Elbasani u gjobit nga policia me justifikimin që punonte si taksist i jashtëligjshëm, ndërkohë që në makinë kishte xhaxhain e tij.

Historia përsëritet, duke i mbivendosur edhe një gafë.

Një i ri, i cili udhëtonte me shokët e tij drejt Shkodrës është ndaluar nga Policia Rrugore dhe është gjobitur me 30.000 lekë, mirëpo neni që policia i ka vendosur në gjobë është për të vënë duart në kokë nëse nuk e ndajmë nga arsyeja e ndalimit.

Qytetari shprehet për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Dua te denoncoj një rast gjobe e cila është tepër e ekzagjeruar! Ku një makine 6 vendëshe ku ishim shokë dhe po shkonim drejt Shkodrës na ndali policia dhe na gjobiti me arsyen që makinën po e përdornim për arsye taxi-je. Polici nuk ma besoi dhe ai na dërgoi për komision me arsyen e përdorimit të makinës jashtë kushteve të përcaktuara të lejes së qarkullimit!”

Dhe çudia fillon këtu, djali shpjegon:

Pasi shkuam ne komision na gjobitën me 30.000 leke të reja! Kur paguam gjobën doli që shkelja ishte për transportin e kafshëve kopeve dhe tufave. Është tejet e çuditshme kjo gjë. Megjithatë nuk e lashë me kaq dhe kontrollova nenin qe kisha shkelur dhe në nen ishte e përcaktuar që shkelja e këtij rasti gjobitet me 500 deri ne 2000 leke te reja!
Kërkoj nga ju ta publikoni këtë rast dhe të marrin tjerët mësim që të shikojnë nenet kur u vendoset gjobë!”