Jeta Osh Qef
Home

Ekskluzive/ Grupi i rrezikshëm londinez theri me thikë vëllezërit shqiptarë, zbardhet dinamika e ngjarjes
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/06/2018 22:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Masakrohen me thika dy vëllezërit lezhjanë në rrugët e Londrës, njëri vdes në vend

Edmond Preçi është 35-vjeçari nga qyteti i Lezhës i cili u masakrua me thikë mbrëmjen e djeshme pranë një stacioni autobusi në Londër dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

I plagosur rëndë mbeti edhe vëllai i tij Erald Preçi i cili momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës.

Detektivët anglezë janë shprehur se vendi ku ndodhi ngjarja është tejet i populluar, ndaj po punojnë për indicie që mund të çojnë në arrestimin e autorit.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Burime ekskluzive për redaksinë tonë, deklarojnë se sherri nisi si një konflikt momental për motive të dobëta midis dy vëllezërve lezhjanë një mikut të tyre dhe një grupi lokal të disa të rinjve me ngjyrë.

Vëllezërit ishin emigrantë të jashtëligjshëm në Angli dhe punonin me ndershmëri, por ky konflikt rezultoi fatal për jetën e njërit prej tyre.

Një grup i përbërë prej 7-8 personash janë raportuar rreth 3 vrasje të së njëjtës natyrë vetëm për vitin 2018 dhe policia britanike nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Sipas burimeve, ky grup ka nën kontroll zonën ku jetojnë edhe shumë shqiptarë.

Të afërm të vëllezërve janë shprehur se nuk ka patur asnjë reagim nga ambasada shqiptare në Londër në lidhje me masakrimin e dy shqiptarëve.

Kjo ngjarje mund të përsëritet dhe viktimë mund të mbesë një tjetër shqiptar nëse reagimi nga ambasada shqiptare në Londër nuk influencon.

Burime për JOQ raportojnë:

Pershendetje JOQ, doja te sqaroja atë ngjarjen masakrën e atyre dy vëllezërve ne Londer. Nisi si nje sherr i rendomte, grindje momentale ne nje stacion autobuzi me disa zezake te asaj lagjeje, ishin Edmondi qe ndërroi jete dhe vëllai i tij Eraldi se bashku me nje shokun e tyre.
Ndersa ata kane qen mbi 7-8 persona dhe i kan goditur te tre me thika, Edmondin ne fyt e kan len te vdekur ne vend, Eraldin e kane goditur ne trup, ishte ne rrezik per jeten tani shyqyr zotit eshte jasht rrezikut, ndersa shoku i tyre ka marr plage te renda por ne asnje moment nuk ka qene ne rrezik per jetën.
Ka qen dicka e nisur momentalisht, jo per larje hesapesh pasi ishin te dy djem shume te mire e punetore. Edmondi kishte 10 vite ne Angli, e kane perzene qe ne vitin 2008 se kapen pa dokumenta. Ai kishte 3 jave qe ishte kthyer ne Angli. Ndersa Eraldi qe shyqyr zotit shpëtoi ka pothuajse 11 vjet qe esht ne Angli.
Shpresojme te behet problem mos te merren jete te djem nenash qe shkojn per tpunuar me ndershmeri e gjejn vdekjen nga ato qen rrugesh.
Tha policia se eshte e 3 ngjarje ne vitin 2018 me pasoj vdekje nga ai grup, pasi jane teper te rrezikshëm.
Duhet nje reagim i forte sidomos nga ambasada shqiptare, pasi ne ate zone ka shum shqiptar qe jetojn cdo dit mes atyre bandave.”/ JOQ /