Jeta Osh Qef
Home

E hodhën nga makina në Itali, dëshmia: Anxhela s’ishte prostitutë, i kishte vdekur e ëma
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/06/2018 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anxhela Meçani është 20-vjeçarja shqiptare, e cila ditën e djeshme ndërroi jetë e vetme në një prej spitaleve të Italisë. Mediat e shtetit fqinj raportuan se Anxhela ishte dhunuar dhe më pas dikush e kishte hedhur nga makina, duke menduar se asnjë nuk e kishte parë.

Pasi e reja ndërroi jetë, po në mediat e shtetit fqinj shkruhej se Meçani ishte prostitutë, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk është zbuluar ende.

Mëngjesin e sotshëm pranë JOQ.al, një i afërm i Anxhelës hedh poshtë thashethemet në mediat italiane dhe tregon se 20-vjeçarja jetonte prej dy vitesh me një djalë, i cili i kishte premtuar martesë.

Sipas tij, familjarët e Anxhelës e kanë marrë vesh lajmin e vdekjes nga mediat dhe askush nuk i kishte lajmëruar zyrtarisht.

Disa muaj më parë 20-vjeçarja kishte humbur të ëmën, ç’ka e kishte rënduar situatën në familjen e tyre.

I afërmi i Anxhelës tregon për JOQ:

Po ju shkruaj disa gjëra në lidhje me Anxhela Meçanin.
Nuk është e vërtetë që ishte prostitutë.
Ka vdekur e vetme në spital, sepse asnjë nga familjarët e saj nuk është lajmëruar. Familjarët janë informuar nëpërmjet medias.
Anxhela kishte humbur mamanë e saj në janar të këtij viti nga një infarkt miokardi. Vjen nga një familje e varfër. Në muajin mars ka festuar 20 vjetorin. Djali me të cilin jetonte prej dy vjetësh i kishte premtuar martesë.
Vdekja e dytë në atë familje është shkatërruese dhe më vjen shumë keq që shqiptarët janë të parët për të gjykuar dhe për të nxjerrë vrer pa e ditur fare se çfarë ka ndodhur me të".