Jeta Osh Qef
Home

Zyrtare/ Reali gjen pasuesin e Zidan, i rrëmben trajnerin Spanjës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2018 17:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tani nuk ka më dyshime. Trajneri aktual i Spanjës, Julien Lopetegui do të jetë trajneri i ri i ekipit të Real Madridit.

Pas largimit të Zidane nga klubi pas triumfit në Champions League, madrilenët kishin mbetur pa trajner.

Megjithatë tani gjithçka ka marrë zgjidhje dhe galaktikët kanë një ‘timonier’ të ri.

Lopetegui ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Europës dhe do të jetë ulet në stolin e ri pasi të ketë përfunduar Kupa e Botës.

Lopetegui ka një të kaluar te Real Madridi kur ishte i ri por arriti të bënte vetëm një paraqitje me gjigandët spanjollë duke lënë shumë pak gjurmë.

Tashmë ai rikthehet sërish, por kësaj here me objektiv të qartë: të vazhdojë lavdinë e këtij klubi në Champions League dhe në La Liga.