Jeta Osh Qef
Home

Zgjaten me 3 muaj hetimet për Klement Balilin, vjen letër-porosia nga Greqia për “Eskobarin e Ballkanit”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2018 17:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me 3 muaj hetimet për Klement Balilin, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Zgjatja e hetimit është bërë për shkak të hetimeve në shtetin grek në lidhje me çështjen.

Pas një kërkese nga ana e autoriteteve shqiptare, pala greke ka nisur një letër-porosi me materialet e para për Balilin, duke kërkuar aktet e dosjes në shtetin fqinj.

Prokuroria ka komunikuar me avokatin për zgjatjen e hetimeve për klientin e tij, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Në Greqi po zhvillohet gjyqi i disa të pandehurve, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Balilit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pala shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga pala greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për çështjen ‘Balili’.