Jeta Osh Qef
Home

Tronditet Franca, dëmtohet dy ditë para Botërorit ylli i ekipit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2018 17:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur jemi vetëm dy ditë larg startit të Botërorit "Rusi 2018", Franca ka marrë një lajm tronditës.

Kombëtarja e gjelave mund të humbasë lojtarin më të shtrenjtë të ekipit.

Sulmuesi i ri i PSG-së Kylian Mbappe ka mbetur i dëmtuar gjatë stërvitjes pas një përplasje me mbrojtësin Adil Rami.

Lojtari me vlerë 180 milionë euro ka kërkuar të vazhdojë stërvitjen, por nuk ia ka dalë dot dhe ka shkuar në dhomat e zhveshjes.

N uk dihet ende shkalla e dëmtimit të Mbappe, por tani të gjithë janë në ankth për rikthimin e tij në fushën e lojës.