Jeta Osh Qef
Home

Rama: Emigrimi i shqiptarëve nuk është çudi as tragjedi, Norvegjia u zhvillua prej tij
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/06/2018 17:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Rama doli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë në Durrës, teksa foli për disa nga pikat më të nxehta të momentit.

Një nga këto pika është emigrimi dhe papunësia. Dje ministri i Financave, Ahmetaj, deklaroi se Shqipëria ka shënuar ulje rekord të papunësisë dhe menjëherë pati reagim të dyshimtë nga qytetarët.

Nga dhe si i nxori zyrtari i qeverisë shifrat që tregojnë se papunësia në Shqipëri është në minimumin historik? Kjo nuk dihet me siguri, por çfarë tha Rama për këtë deklaratë.

Kryeministri u shpreh:

Nëse thoni që papunësia është ulur sepse njerëzit kanë ikur në emigrim, atëherë papunësia do dilte akoma edhe më e ulët, por nuk është aspak kështu. Pastaj emigrimi nuk është një fenomen që prek vetëm Shqipërinë, por gjithë vendet e Europës Lindore, madje edhe Jugore po të doni.
Emigrimi i shqiptarëve nuk është as çudi as tragjedi!
Kjo është histori jonë sot prej 20  e kusur vitesh në një fazë të tillë dhe nuk e kuptoj pse duhet parë si tragjedi.
marrim shembull një nga shtetet më të zhvilluara. Norvegjinë, qytetarët e të cilës para shumë vitesh vuanin për bukë, ndërsa sot janë shtetasit më të pasur. Kush i bëri ata të pasur? I bëri emigracioni!”

Mirëpo, kryeministri me sa duket s’e ka kuptuar akoma që jemi në vitin 2018 dhe jo në vitin 2018 para Krishtit…