Jeta Osh Qef
Home

Gjendet i vdekur burg 38-vjeçari shqiptar, policia franceze: Ai kishte lidhje me…
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/06/2018 18:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 38-vjeçar shqiptar është vetëvarur në burgun e Fleury-Merogis në Francë, ku po kryente dënimin e tij.

38-vjeçari është identifikuar si Aleksandër Hasalla dhe ishte në burg prej vitit 2016-të, kur u arrestua nën akuzën për furnizim me armë terroristin Mohamed Bouhlel, gjatë sulmit të Nicë-s.

Sipas mediave franceze, Hasalla kishte rol dytësor në sulmin e Nicës ku u vranë 86 persona me 14 korrik 2016 dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë. Referuar drejtësisë franceze, shqiptari kishte furnizuar terroristin Bouhlel me kallashnikovë dhe pistoleta.

Aleksandër Hasalla ishte emër i njohur në dosjet policore, pasi ai ka qenë i arrestuar edhe më parë për vjedhje. Vetëvarja e tij e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në burgjet e Francës pas arrestimit për terrorizëm.

Që nga fillimi i këtij viti në burgun më të madh të Francës, Fleury-Mérogis, së paku janë kryer 8 vetëvrasje.