Jeta Osh Qef
Home

Arrihet marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/06/2018 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tashmë kemi një marrëveshje!”, kështu ka deklaruar kryeministri grek Tsipras për emrin e Maqedonisë pas telefonatës me kryeministrin maqedonas Zaev.

Reuters raporton që Greqia dhe Maqedonia kanë arritur një marrëveshje historike për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër dhjetëvjeçare mbi emrin e shtetit maqedonas, i cili tashmë do quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një takimi televiziv Tsipras i tha presidentit grek Prokopis Pavlopulos:

Kam një lajm të mirë. Para pak momentesh kemi arritur një marrëveshje me Kryeministrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për një çështje që e kemi në mendje prej vitesh. Kemi një marrëveshje, jam i lumtur sepse kemi një marrëveshje të mirë që mbulon të gjitha parakushtet e vendosura nga pala greke.”

Ndërsa kryeminsitri maqedonas, Zoran Zaev, u shpreh:

Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kemi identitetin, gjuhën, shtetësinë dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM, por maqedonas. Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, Repupblik of north Macedonia."

Mosmarrëveshja mes dy fqinjëve ka qenë një pengesë për Maqedoninë që të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s ose Bashkimin Evropian.