Jeta Osh Qef
Home

“Bie” Instagram, ndalon së funksionuari për miliona përdorues në botë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2018 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë përdorues të një prej rrjeteve sociale më të pëlqyeshëm në botë ka ndaluar së funksionuari si pasojë e një problemi teknik, por tashmë gjithçka është rikthyer në normalitet për aplikacionin.

Të gjithë ata që kanë një profil në Instagram u përfshinë nga paniku kur faqja zyrtare “ra”.

Problemet ishin shpërndarë për miliona përdorues në mbarë botën sipas faqes së njohur “Down Detector”.

49% e përdoruesve raportuan se kishin probleme me News Feed-in duke i shfaqur mesazhin “S’mund të bëni refresh”.

Pas orës 17:10 të pasdites, gjithçka nisi të funksiononte normalisht.