Jeta Osh Qef
Home

E therën me thikë në park, zbulohen fjalët e fundit të Lilianës para vdekjes
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2018 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 15-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e djeshme në një park në Viersen, Gjermani.

Vajza e cila u gjet e therur është identifikuar si Luliana R. me origjinë rumune, por kishte edhe pasaportë gjermane.

E reja u dërgua në spital, por nuk mundi t’iu bënte ballë plagëve të marra. Sipas dëshmitarëve fjalët e fundit që ka thënë adoleshentja “Unë po vdes, po vdes” në gjermanisht.

17-vjeçari Matyu K. Pranoi se ishte autor i ngjarjes së rëndë. Matyu K. ishte arrestuar më parë për drogë, vjedhje dhe dëmtim prone.

Ai dhe 15-vjeçarja kishin qenë të lidhur për 3 vjet dhe kishin kohë që ishin ndarë.

Një 25-vjeçar nga Turqia u arrestua në lidhje me ngjarjen, por më pas u la i lirë.

Mendohej se ai ishte autori i vrasjes pasi u arratis nga komisariati i policisë, por në të vërtetë kishte frikë se mos e arrestonin për drogë.