Jeta Osh Qef
Home

Iu kthye makina përmbys dhe shpërtheu në flakë, vdes tragjikisht në Itali shqiptarja
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2018 22:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhoana Prenga është shqiptarja e cila humbi jetën në mënyrë tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm në San Giovani, Itali.

22-vjeçarja po udhëtonte nga San Giovanni për në Croce me mjetin e saj tip “Ford Fiesta’ nën shoqërinë e një miku të saj dhe qenit të tyre.

Drejtues i automjetit ishte miku i saj italian i cili humbi kontrollin e mjetit.

Ata përfunduan në një kanal, ku automjeti u kthye përmbys dhe më pas shpërtheu në flakë.

23-vjeçari mundi të dilte i gjallë nga makina për të kërkuar ndihmë, por fatkeqësisht e reja shqiptare nuk mundi të shpëtonte.

Trupi i saj u nxor jashtë mjetit nga shërbimi zjarrfikës.

E reja jetonte në Croce me familjen, të ëmën e quajtur Diana Dollani dhe motrën, ndërsa babai i saj jetonte në Pescara.

Xhoana cilësohet nga miqtë e saj si një vajzë plot jetë dhe naive.

23-vjeçari pritet të merret në pyetje nga policia italiane për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.