Jeta Osh Qef
Home

Doli me fustan të papërshtatshëm, prezantuesja pushohet live
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/06/2018 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raste të tilla nuk kemi dëgjuar shpesh, por një prezantuese në Kuvajt është pushuar nga puna pasi ia prenë fjalën në mes dhe e mbyllën transmetimin.

Amal Al-Awadhi kishte dalë me një fustan të papërshtatshëm në emisionin e saj me lojëra, sipas atyre që ishin ankuar në Twitter.

Fustani i Amal ishte i ngushtë në pjesën e belit dhe kofshëve dhe i gjatë deri poshtë gjurit, ndërkohë që kishte krahë të varur e të fryrë.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Snapchat, prezantuesja ka treguar për ndjekësit se gjatë kohës që ishin në transmetim, kishte dëgjuar se dikush kishte thënë ta mbyllte.

Ajo tregon se dëgjoi të thonin:

Hiqe Amalin nga transmetimi menjëherë, ose do të mbyll stacionin."

29-vjeçarja e cila është edhe aktore, tregon se nuk i kanë dhënë asnjë arsye shpjeguese për vendimin e largimit të saj nga puna.

Ajo shprehet:

Meqë shfaqja ishte gjatë Ramazanit, isha mjaft e kujdesshme që të mos dilja kundër traditave tona, bëra kujdes në atë që vesha dhe në atë që fola."