Jeta Osh Qef
Home

Botërori në rrezik, do hidhen qindra miliardë baste
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2018 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke qenë se jemi në kohën kur bastet kanë përfshirë totalisht futbollin, po fillon të ndjehet edhe rreziku se kampionati Botëror "Rusi 2018" mund të trukohet.

Normalisht që e gjithë vëmendja e të apasionuarve të basteve do jetë te ky kompeticion, ndaj dhe tregu i basteve sportive pritet të shpërthejë.

Sipas Transparency International, tregu i basteve ilegale në Azi qarkullon 400 miliardë dollarë në vit, rreth 80% e qarkullimit global.

Me Botërorin, këto shifra do të rriten ndjeshëm pasi vetëm për një muaj parashikohet që në Hong Kong të hidhen baste për rreth 68 miliard dollarë.

79 miliardë dollarë të tjera që parashikohen të hidhen në Korenë e Jugut apo shifra të ngjashme nga Singapori apo Malajzia. Të shpresojmë që Botërori të jetë i pastër