Jeta Osh Qef
Home

Shenjat që s’duhet t’u thoni asnjë sekret, mbahen si thashethemexhinjtë e horoskopit
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/06/2018 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj! Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten.

Shigjetari

Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse shigjetarit i flet goja para mendjes.

Dashi

Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. Por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.

Gaforrja

Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq ! Por gaforret janë thashethemexhije.Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe për ju. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.

Binjakët

Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.

Peshorja

Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke i dhënë shumë informacion! Madje nuk flet vetëm për sekretet tuaja, por edhe të tjerëve!