Jeta Osh Qef
Home

LGBT shtron iftar në nder të besimtarëve, “tërbohet” komuniteti shqiptar musliman
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 7:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Tetovë, ku komuniteti LGBT ka bërë ftesë besimtarët muslimanë, në nder të të cilëve do të shtrohej iftar nga ky komunitet.

Kujtojmë se në Tetovë besimi ka rrënjë të thella konservatore.

Edhe pse iniciativa e komunitetit LGBT ka qenë reale, nuk është mundur të realizohet për shkak të kundërshtimeve të forta të besimtarëve radikalë, të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe refuzime të ashpra.

LGBT Junited, ftesën për iftar e lajmëroi në Facebook. Por kjo gjë ka shkaktuar reagime në komunitetin e besimtarëve muslimane, ku ndër zërat më të ashpër kanë qenë hoxhallarët.

Ata janë shprehur së kështu po tentohet të abuzohet me fenë, e për më tepër shtojnë se po provokohen besimtarët, pasi kështu tentohet të promovohet diçka që feja islame e kundërshton kategorikisht.

Kjo bujë e shkaktuar përfundoi me anulimin e iftarit, ndërsa kreu i qendrës LGBT Junited, Bekim Asani, ka përfunduar në polici duke denoncuar kërcënimet që ka marrë në rrjete, pikërisht nga iniciativa e paimagjinueshme deri dje, për të organizuar iftar.

Foto ilistruese