Jeta Osh Qef
Home

Varet me lidhësen e këpucëve shqiptari në burgun e Francës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 7:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleksandër Hasalla është i riu shqiptar i cili i ka dhënë fund jetës duke u varur me lidhësen e këpucëve në qelinë e tij, në një prej burgjeve të Francës.

Ai akuzohej si një nga pjesëtarët që morën pjesë në sulmin e datës 14 korrik 2016 në Nisë. Shqiptari prej kohësh qëndronte në burgun e Fleury-Mérogis (Essonne).

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla dyshohej të ishte personi që ka furnizuar me armë kallashnikov terroristin tunizian Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili vrau 86 persona dhe plagosi 450 të tjerë në kohën që po ngiste një kamion.

Autoritetet franceze nuk e kanë konsideruar atë një terrorist të mirfilltë, por një person që ka ndihmuar në mënyrë periferike në sulmin e Nisës.

I burgosur që nga dhjetori i vitit 2016, Aleksandër Hasalla ishte vetëm më qeli, por nuk mbahej nën mbikëqyrje të rreptë, sikundër ndodh me personat që kanë lidhje të fuqishme me terroristët.