Jeta Osh Qef
Home

Çuli sulmon keq Mirush Kabashin: Ke marrë qyl rrogën për 15 vjet, gënjeshtar ordiner
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 8:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon të jetë i ashpër debati për shembjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar, pasi vetë, një pjesë e madhe e artistëve janë kundër kësaj shembjeje. Ata dëshirojnë konservimin e godinës dhe jo ndërtimin e një teatri të ri për interesa klienteliste.

Por krahas këtij debati, të shumta kanë qenë edhe polemikat mes artistëve dhe drejtorit të teatrit, Hervin Çulit. Ka qenë Mirush Kabashi, aktori i njohur, ai që në emisionin e Eni Vasilit ka folur për një lloj censure nga drejtori Çuli, në tekstet që luhen në teatër.

Kabashi u shpreh në emision:

Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin".

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Çulit, i cili e ka sulmuar hapur Kabashin, duke e quajtur aktor për Guiness, i cili ka marrë rrogën kot për 15 vite dhe nuk është ngjitur asnjëherë për të luajtur ndonjë pjesë në teatër.

Çuli shkruan në rrjetet sociale:

Hahahaha! Zotëria “hani pini dhe rrëmbeni”, pasi “grabiti” për 15 vjet rrogën ne Teatrin Kombëtar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombetar.
Ky individ qe mori rrogën 15 vjet dhe u ngjit ne skenën e TK-se vetem me nje shfaqje, është objekt per librin e rekordeve Giness. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare.
Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.
Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha.
Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar përpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenën e TK-se.
Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne ç’drejtim te paditur rreshket".