Jeta Osh Qef
Home

“Adrianën e gjeti vajza të larë në gjak, ulëriti”, flet kushërira e viktimës në Durrës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kushërira e Adriana Shahollit, gruas 40-vjeçare, e cila u vra nga i shoqi të premten që lamë pas, në banesën e tyre në Durrës, ka folur për mediat duke treguar se ka qenë vajza e madhe e viktimës ajo që e ka gjetur të ëmën të mbytur në gjak.

Sipas kushërirës, në momentin që ka ndodhur ngjarja, çifti ka qenë i vetëm në banese dhe fëmijët në punë sezonale. Askush nuk ka dëgjuar asnjë gjë në lidhje me debatin mes tyre.

E afërmja e Adrianës rrëfen:

Ne ishim në shtëpi, vetëm kur  doli goca dhe thirri "Mamin e ka mbuluar gjaku, hajde më ndihmoni". Ajo e gjeti, kur erdhi nga puna. Fëmijë tjetër s’kishte asnjë. Çuni ka ardhur më pas. Tre të vegjlit ishin në kamp. Pastaj unë me nja dy kushërira të tjera dhe vetë bashkëshorti e çuam në spital. Ishte pa ndjenja. Po i flisnim, I ndjemë pulsin. Më vonë na thonë doktorët…Fëmijët flinin.
Nuk e di pse ndodhi se në moment të dy, burrë e grua kanë qenë. Fëmijët nuk ishin të kishin dëgjuar ndonjë gjë. Ai nuk punonte. Kur erdha unë ishim vetëm 4-5 gra që po mundoheshim ta ngrinim. Burra nuk kishte.
Fëmijët e mëdhenj nuk shprehen. Fukarallëk, s’ka ku të vejë më. Fëmijët tani që mbaroi shkolla filluan punën. Çuni punon në një hotel në Golem me shezllonat, kurse goca në një fast food".